12.5 C
Tirana

Atentati me dy të plagosur në Don Bosko, policia jep detajet

Më datë:

Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur në 3 shtator  në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Burime bëjnë me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve.

Madje ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

I shpalluri në kërkim është shtetasi Denis Tahiri.

Si pasojë e atentatit të 3 shtatorit, mbeti i plagosur  45-vjeçari Kastriot Elezaj, i cili morri një plumb në krah dhe një në mushkëri. Dyshohet se 45-vjeçari ishte objektiv i atentatit, ndërsa kishte të shkuar kriminale.

“DVP Tiranë

Në vijim të njoftimit për ngjarjen e datës 03.09.2024, në një lokal afër xhamisë në Don Bosko, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit K. E. dhe R. M., ju informojmë si më poshtë:

Për hetimin e kësaj ngjarjeje kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer në vijimësi të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga prokurori.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, analizimit, vlerësimit të rrethanave dhe fakteve, dhe provave shkresore, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2706, datë 22.10.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit Denis Tahiri, 23 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuara nga nenet 79, dh/ 22/ 25, dhe 278/1 të Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar”, njofton policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Një 63-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka goditur...

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Sapo ka nisur në Vlorë etapa e tretë e...

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar...

Celibashi mesazh përfaqësuesve politikë: Adresoni shqetësimet në KQZ, sa më larg qendrave të votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka...