Arrestohet mashtruesi që pretendonte se ishte nga IKMT dhe AKU, 35 biznese të prekur

Më datë:

Një 26-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi ka mashtruar 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme.

Policia bën me dije se i riu prezantohej si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj. dhe nga veprimet e tij përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast.

26-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, në qytetin e Sarandës.

“Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

Vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e këtij rasti të mashtrimit, që çoi në dokumentimin e të gjitha rasteve dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe i inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

HAPËSIRË – Pas eklipsit të Diellit, vjen ai i Hënës

Pas eklipsit total diellor të 12 gushtit, qielli i...

Epidemiologia Vasili për “Ethet e Nilit”: Nis si një grip i lehtë, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

 Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili sqaroi...

Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Përbërësit për 4 persona: 400g gjizë me kripë 500g domate të...

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela

Ka ndërruar jetë Rustem Cela, një nga rapsodët e...