Arrestohet 34-vjeçarja në portin e Durrësit, tentoi të transportonte përtej kufirit 4 persona me dokumente false

Më datë:

Një 34-vjeçare në Durrës është vënë në pranga pasi ka ndihmuar 4 persona që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

E arrestuara është shtetasja me iniciale E.B, e cila mbrëmjën e djeshme u ndalua teksa po ndihmonte personat që të kalonin kufirin nga Porti i Durrësit me dokumenta të paligjshme.

NJOFTIMI

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit.Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO dënon 17 të pandehur për grup të strukturuar kriminal, drogë dhe armë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Arrestohet 34-vjeçari për tentativë trafikimi të 46 kg kanabis nga Kanadaja

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap...

Berisha: Protestuesit u dhunuan gjatë shoqërimit, kërkoj lirimin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje...

Në ditëlindjen e 62-të, Rama ndan imazh me kostum rozë dhe mesazh falënderues

Kryeministri i vendit, Edi Rama, feston sot 62-vjetorin e...