Apeli i Speciales iu ul dënimin Gucatit e Haradinajt

Më datë:

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, e ka ulur për tre muaj dënimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë në shkallën e parë.

Më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dukagjin/ Gjendet i vrarë në makinë, viktima identifikohet pas atentatit

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e...

Lufta kundër krimit, Lamallari: Koordinimi kombëtar dhe ndërkombëtar e bën më të dobët krimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari përgëzoi sot...

Berisha reagon për financimin e koncertit të Kanye West: Qeveria shkeli ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

SHBA – Trump: 1 000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

 Presidenti amrikan Donald Trump, kërcënoi të se do të...