Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar për gjykim. Ai dyshohet se ka marrë rryshfet në këmbim të kryerjes së ndërhyrjeve kardiake.
Sipas Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në shtatë raste, si dhe për veprat penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrimi i parave”.
Hetimet e SPAK pretendojnë se pagesat e paligjshme janë kryer në lidhje me shtatë ndërhyrje kardiake, gjatë kohës që Prifti ushtronte detyrën si mjek.
Nga ana e tij, Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm.


