Aksion kundër lojërave të fatit në Fier/ Arrestohen 17 persona nga Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Vlora

Finalizohet operacioni i koduar ‘Fati i lojërave’. Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona.

Përkatësisht të arrestuarit janë nga Fieri, Lushnja , Durresi dhe Vlora .

Gjithashtu është sekuestruar një tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra që shërbenin për lojërat e fatit, një sasi parash, 26 aparate celularë, 10 automjete dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Informacion-Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni Operacional në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 17 shtetas nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra që shërbenin për lojërat e fatit, një sasi parash, 26 aparate celularë, 10 automjete dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Fier, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, kanë goditur një tjetër rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “Kastrioti”, Fier, në një lokal, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në administrim të shtetasit E. Xh., i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•Një tavolinë pokeri
•Një valixhe me fisha pokeri
•600 fisha (cipsa) të llojeve të ndryshme
•Letra bixhozi
•2000 paund
•1300 euro
•2.5 milion lekë
•26 aparate celulare
•10 automjete
•Një sasi lënde narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Xh., 29 vjeç, banues në Fier, (administratori i lokalit), për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”;

A. Ç., 49 vjeç, banues në Fier;
V. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë;
D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë;
L. K., 40 vjeç, banues në Vlorë;
A. P., 50 vjeç, banues në Fier;
D. Xh., 42 vjeç, banues në Lushnjë;
Xh. S., 36 vjeç, banues në Durrës;
T. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit të cilët ishin të pranishëm tek ambienti ku luhej poker, në pritje për të marrë pjesë në këtë lojë:
E. T., 39 vjeç, banues në Fier;
E. V., 34 vjeç, banues në Fier;
A. B., 38 vjeç, banues në Fier;
E. R., 40 vjeç, banues në Lushnjë;
J. B., 33 vjeç, banues në Durrës;
K. M., 28 vjeç, banues në Fier;
Xh. K., 21 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi