“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Më datë:

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të kabinetit se do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, pavarësisht thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij pas rezultateve të fundit politike.

Sipas mediave britanike, Starmer ka pranuar se 48 orët e fundit kanë qenë “destabilizuese” për qeverinë dhe kanë krijuar kosto ekonomike për vendin dhe familjet britanike.

Megjithatë, ai ka theksuar se procesi i brendshëm i Partisë Laburiste për sfidimin e liderit nuk është aktivizuar. “Siç thashë dje, marr përgjegjësinë për këto rezultate zgjedhore dhe për ndryshimin që premtuam. Vendi pret që ne të vazhdojmë me qeverisjen dhe kjo është ajo që po bëj,” është shprehur Starmer në mbledhjen e kabinetit.

Ai ka shtuar se fokusi i qeverisë duhet të mbetet te stabiliteti dhe vazhdimi i punës, ndërsa debatet e brendshme për lidershipin nuk janë aktualisht në procedurë zyrtare brenda partisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...