Alarm ndërkombëtar: anija ruse zhduket pranë Spanjës, dyshohet për ngarkesë bërthamore

Më datë:

Një hetim i CNN ka zbuluar se anija ruse e mallrave “Ursa Major” (Arusha e Madhe), e cila dyshohet se transportonte pjesë të reaktorëve bërthamorë për nëndetëse drejt Koresë së Veriut, u fundos në rrethana misterioze pranë brigjeve të Spanjës në dhjetor të vitit 2024.

Sipas hetimit, anija pësoi disa shpërthime të fuqishme rreth 60 milje larg brigjeve spanjolle. Dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u shpëtuan nga autoritetet spanjolle. Pak para fundosjes, anija kishte ndryshuar kurs dhe kishte lëshuar sinjal emergjence.

Qeveria spanjolle konfirmoi se kapiteni rus u kishte thënë hetuesve se anija transportonte komponentë për dy reaktorë bërthamorë të ngjashëm me ata të nëndetëseve, megjithëse nuk dihej nëse përmbanin material radioaktiv.

Hetimi sugjeron se destinacioni i mundshëm i ngarkesës ishte Koreja e Veriut, aleate e Rusisë. Dyshohet se reaktorët do të përdoreshin për programin bërthamor dhe ndërtimin e nëndetëseve bërthamore të Phenianit.

Ngjarja është bërë edhe më misterioze pasi, sipas burimeve të hetimit, pas shpërthimeve fillestare pati edhe katër shpërthime të tjera pranë rrënojave të anijes. Në zonë u panë anije ushtarake ruse dhe më vonë edhe avionë amerikanë të specializuar për zbulimin e gjurmëve bërthamore.

Pronari i anijes, kompania shtetërore ruse Oboronlogistics, e quajti incidentin “sulm terrorist”, duke pretenduar se në trupin e anijes ishte hapur një vrimë nga shpërthimi.

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se nëse Rusia po transferon teknologji bërthamore te Koreja e Veriut, kjo do të përbënte një zhvillim shumë shqetësues për sigurinë globale dhe rajonin e Azisë Lindore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot,...

Rama: Bizneset shqiptare mbështeten nga Europa, nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për...

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...