Aksident i rëndë në Tepelenë – Gjirokastër, autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Më datë:

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se viktima është një burrë rreth 60 vjeç. Bëhet me dije se autobusi që ka aksidentuar kalimtarin për vdekje bënte linjën Vlorë – Athinë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj, ankim në Strasburg për “masën e sigurisë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, takoi në paraburgimin e...

Vetëdorëzohet i shumëkërkuari i SPAK, në qendër të dosjes për 8.1 tonë drogë

Një personazh i shumëkërkuar nga drejtësia është vetëdorëzuar në...

Kreu i PD-së Berisha: Trajtimi i protestuesve dëshmon autoritarizmin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Shqipëria është dhe mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga...