Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 34-vjeçari

Më datë:

Një aksident i rëndë mes 2 automjeteve ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Nga përplasja e 2 mjeteve, ka mbetur i vdekur 34-vjeçari me iniciale M.K., i cili udhëtonte i vetëm në automjetin tip “Volswagen”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve që po udhëtonin në mjetin tjetër.

Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidenti

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...