A do të ketë amnisti për të burgosurit? Manja: Deri tani nuk ka asnjë draft për projektligj

Më datë:

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me një amnisti të mundshme për të burgosurit.

Sipas reagimit bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme.

“Nisur nga interesi publik, i familjarëve dhe i personave në konflikt me ligjin për një amnisti në IEVP e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë sqaron: Deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme.

Nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim.

Ministria e Drejtësisë u lutet mediave, të përdorin edhe informacionin në rrugë zyrtare, pasi lajmet vetëm burimore që rezultojnë të rreme shkaktojnë indinjatë, zemërim dhe mosbesim tek familjarët, tek personat në konflikt me ligjin dhe tek publiku, jo vetëm ndaj institucioneve publike, por edhe vetë medias”, thuhet në reagim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...