Subjektet politike nisin sot fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Më datë:

Sot hapet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, ku për legjislativin e ri do të garojnë gjithsej 28 subjekte politike me 1280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja.

Fushata zgjedhore sot hapet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ora 16:30, Lidhja Demokratike e Kosovës në Pallatin e Rinisë Prishtinë, ora 17:00, Lëvizja Vetëvendosje në Sallën e sportit “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 18:00 dhe Koalicioni për Familjen në Klan Arena Prishtinë, ora 18:30.

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese Ramush Haradinaj ka zgjedhur të bëjë homazhe së bashku me kandidatët për deputetë te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, teksa hapjen zyrtare të fushatës do ta bëjë ditën e diel në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në ora 13:30.

Numri i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është 2 milionë e 75 mijë e 868. Për votim jashtë vendit janë regjistruar 104.924, prej tyre 20.399 janë regjistruar për votim fizik në përfaqësitë diplomatike, ndërsa të tjerët mund të votojnë me postë në 19 shtete.

Heshtja zgjedhore këtë vit, pas ndryshimeve ligjore, do të jetë më ndryshe se në zgjedhjet e kaluara. Ajo do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit – do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit më 9 shkurt në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00.

Kujtojmë, se këto janë zgjedhjet e para të rregullta që nga shpallja e pavarësisë, pasi deri tani janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...

Berisha: Protesta një kryengritje paqësore, ndër më të fuqishmet që ka njohur vendi

https://www.youtube.com/live/n9V1n3mMSrg?si=bpn0PeqGvnrrMfGD&t=975 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Misioni evropian për Hormuzin

Një grup prej më shumë se 40 vendesh po...

Me armë në makinë, arrestohet 21-vjeçari, e pëson dhe drejtuesi i mjetit

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë...