Po fliste në celular kur doli në korsinë tjetër, arrestohet i riu që aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin

Më datë:

Policia e Maliqit ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale K.L., i cili u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së të mërkurës në Podgorie ku mbeti i vdekur 28-vjeçari Aurel Çipi.

Nga hetimet e policisë rezulton që drejtuesi i mjetit tip “Audi” ka qenë duke folur në telefon dhe ka dalë nē korsinë tjetër të rrugës ku vinte përballë 28-vjeçari Çipi me një mjet “BMW”.

Nga përplasja e fortë, 28-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u transportua në spitalin e Korçës me lëndime jo serioze për jetën.

Pas trajtimit në spital, Policia i ka komunikuar 29-vjeçarit urdhërin e arrestit duke e shoqëruar në Komisariat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...