Shisnin kanabis në doza në Shijak, arrestohen 2 të rinj

Më datë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeater” është vënë në pranga 20-vjeçari me iniciale A.S. dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçari me iniciale F.M.

Ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të dy të rinjtë shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut.

Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza kanabis, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.

Është sekuestruar lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sony prezanton kufjet e reja 1000X The Collexion

Sony zbuloi kufjet e saj të reja të nivelit...

Zbulohen eshtrat e dinozaurit më të madh të Azisë

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun...

Pite të Sheshta Tigani – Gati në 30 Minuta

Pitet janë ushqimi i mirë i çdo vakti. Ato mund...

Pesë ushqime që nxisin natyrshëm përthithjen e vitaminës D

Marrja e vitaminës D me ushqime të caktuara mund...