Të akuzuar nga Italia dhe Suedia për vepra kriminale, 3 të arrestuar

Më datë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 3 operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Fast Albania” vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 person të akuzuar në Suedi për kanosje serioze për vrasje.

Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 22” janë lokalizuar dhe vënë në pranga:

-Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale

Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj, 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-Ahmad Farhan, 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre personave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sony prezanton kufjet e reja 1000X The Collexion

Sony zbuloi kufjet e saj të reja të nivelit...

Zbulohen eshtrat e dinozaurit më të madh të Azisë

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun...

Pite të Sheshta Tigani – Gati në 30 Minuta

Pitet janë ushqimi i mirë i çdo vakti. Ato mund...

Pesë ushqime që nxisin natyrshëm përthithjen e vitaminës D

Marrja e vitaminës D me ushqime të caktuara mund...