Akuzat e Berishës, Majko – SHISH-it: Më vini në dispozicion informacionet në lidhje me emrin tim

Më datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i ka dërguar shkresë zyrtare Shërbimit Informativ të Shtetit, duke i kërkuar që t’i vendosin në dispozicion çdo informacion lidhur me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj tij, se është përgjuar nga SHISH.

Në letrën drejtuar SHISH, Majko nënvizon se si deputet ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij.

Majko kërkon informacion zyrtar SHISH, pasi sipas Berishës, u përgjua nga SHISH duke bërë biseda për blerje votash në tre qytete.

Letra e Majkos është dërguar nga ana e Kuvendit në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më pas është përcjellë në SHISH.

Në një komunikim me mediet të hënën, Berisha e konsideroi Majkon si “kriminelin më të madh elektoral në Kukës”, ndërsa pretendoi se “Majko u përgjua me vendim gjykate duke bërë pazare në tavolinë”.

“Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty”, u shpreh dje Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...