Zhupa: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Edukimit, tha sot se me ardhjen në pushtet të PD-së do të hiqet mesatarja nën 6,5 për gjimnazistët, me të cilën është e pamundur të shkosh në një shkollë të lartë.

Deputetja e PD-së thotë se “nëse je sot një i ri në Shqipëri, që mbaron gjimnazin me mesatare nën 6,5 bashkë me provimet e Maturës, ti e ke të pamundur të shkosh në një shkollë të lartë.

Një 15-18-vjeçar që për arsye ekonomike, sociale, ndonjëherë papjekuri moshe apo dhe shëndetësore, nuk ka mundur të garantojë një mesatare më të lartë se 6,5 merr një damkë për gjithë jetën, pamundësinë për të vazhduar shkollën e lartë që do dhe për të pasur një të ardhme më të mirë”, shkruan Zhupa.

“Kjo praktikë merr fund me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike”, nënvizoi deputetja e PD-së.

Zhupa theksoi se në vitin e ri akademik në tetor çdo i ri do të mund të shkojë në shkollën që fiton, sipas preferencës dhe meritës.

“Ne do të duhet të punojmë që e ardhmja e të rinjve të jetë e begatë, të jetë në vazhdimësi të ëndrrave të tyre dhe jo të pengohet për çdo gabim të të shkuarës”, tha Zhupa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...

Policia e Tiranës, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën e ish-Bllokut

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për monitorimin e...

Dosja “Partizani”/ Berisha shuan zërat për Bamir Topin: Nuk më duhet askush si dëshmitar

Pasi zbatoi masën e sigurisë, Sali Berisha dha një...