Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen ndaj Alqi Bllakos

Më datë:

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-sekretarit të ministrisë së Mjedisit, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Bllako është i përfshirë në dy raste korruptive për të favorizuar biznesmenin Klodian Zoto mbi procedurat e ngritjen dhe ndërtimin e këtij inceneratori.

Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.

Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Sipas hetimeve, Vladimir Bezhani në vitin 2017-të u caktua këshilltar i jashtëm i ministrit të mjedisit Lefter Koka. Prokuroria thotë se Bllako ka orientuar Bezhanin që t’i japë informacione Klodian Zotos për procedurat që duhet të ndiqte për ngritjen e Inceneratorit të Tiranës.

Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...