Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet ndaj dy 3 fëmijëve të familjes Meta, Hygerta, Hysenin dhe Amarildon, të cilët vranë babain e tyre, Pëllumb Meta dhe e groposen në kasollen e banesës së tyre.
Të pandehurit Hygerta dhe Hysen Meta akuzohen për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim”.
Sakaq, ndaj Amarildo Metës, rëndon akuza e asgjësimit të kufomës.
Ngjarja e rëndë, arsyet e së cilës mbeten ende mister, ndodhi më 10 shkurt, por u zbulua nga policia vetëm më 24 shkurt, disa ditë pasi djali i madh i viktimës, Hyseni, denoncoi zhdukjen e të atit.
Hygerta dhe Hysen Meta akuzohen se kanë vrarë të atin, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tyre Amarildon, më pas e groposën në sallën e bagëtive, ku edhe u gjet trupi i pajetë i viktimës.
25-vjeçari Hysen Meta akuzoi të motrën, Hygertën, si autore të krimit duke u shprehur se ishte ajo që e qëlloi për vdekje të atin.
“Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, tha i riu gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 26 Shkurt.


