Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Më datë:

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën e ish-Fabrikës së Qelqit, në Kavajë duke shkaktuar shqetësim te banorët e lagjes përreth.

Sipas banorëve, në këtë zonë digjen shpesh mbeturina, një fenomen që përsëritet pothuajse çdo javë. Banorët shprehen se tymi i dendur që krijohet nga djegia e mbeturinave depërton në banesat e tyre duke krijuar shqetësime për shëndetin, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.

Të alarmuar nga situata, banorët kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës, duke kërkuar ndërhyrjen për shuarjen e flakëve si dhe marrjen e masave për identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se vendosin zjarrin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe efektivët e zjarrfikëses menjëherë pas njoftimit nga banorët, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës.

Ndërkohë, banorët kërkojnë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund këtij fenomeni që, sipas tyre, po kthehet në një problem të vazhdueshëm për komunitetin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...