Arrestohet 42-vjeçari, kanoste dhe përndiqte me thikë nxënësit në Krrabë

Më datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar i cili kërcënonte dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë.

Efektivët e policisë thonë se e kryen aksionin për kapjen e Ardit Ballës pas njoftimit se ai kërcënonte nxënësit e shkollës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte  disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë”, njoftoi policia.

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë dy akuza, “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...