Detaje të reja nga atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, çfarë gjeti policia në makinën e autorëve

Më datë:

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me armë zjarri që ndodhi në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës. Shënjestër e autorëve ishte 29-vjeçari Kevin Hajrulla.

Detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë. Mendohet se autorët që kanë marrë pjesë në atentat kanë qenë tre.

Ata kanë përdorur një makinë tip “Kia” me targa italiane të vjedhur. Siç është bërë me dije më herët, makina është gjetur në autostradën Vlorë-Fier, i djegur në pjesën më të madhe të tij. Sot, efektivët kanë gjetur brenda mjetit disa gëzhoja.

Ndërkohë policia ka kryer kontrolle gjatë natës në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona. Deri më tani nuk flitet për të arrestuar.

Sa i përket Kevin Hajrullës, ai është dërguar në spital për ndihmë të specializuar pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nga ngjarja u plagos edhe një kalimtar i rastit.

Nga spitali është mësuar se Armand Spahiu i gjendur rastësisht ka marrë një plumb në këmbë. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej mesnatës.

“Është koshient dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimin e ngjarjes për të zbuluar arsyet e atentatit ndaj 29-vjeçarit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...