OSSH: Defekt në nënstacion, pa energji disa lagje në Shkodër, Velipojë dhe disa fshatra

Më datë:

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se për shkak të një defekti në transformatorin e nënstacionit “Shkodra 2”, sot në ora 11:30, ka marrë flakë transformatori.

Për arsye sigurie, OSSH Shkodër ka stakuar energjinë në disa nënstacione.

Sipas OSSH-së, pa energji elektrike kanë mbetur disa lagje të qytetit Shkodër, zona e Velipojës dhe disa fshatra.

“Po merren të gjitha masat për furnizim të energjisë elektrike përmes skemës alternative, me linja të tjera unazore, ndërsa në terren grupet e avarisë vijojnë punën për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në të gjitha zonat e prekura nga defekti”, bën të ditur OSSH.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...