Rrëzohet qeveria në Francë, Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit

Më datë:

Qeveria franceze e pakicës së Michel Barbier ka humbur votën e mosbesimit në parlament, duke e bërë atë administratën e parë që u rrëzua në një mënyrë të tillë që nga viti 1962 dhe qeveria më jetëshkurtër e Republikës së Pestë.

Një total prej 331 deputetësh votuan në favor të mocionit të paraqitur nga aleanca e majtë NFP, me një shumicë prej 288 të nevojshme për të detyruar qeverinë të largohej nga detyra.

Barnier, një konservator veteran që ka mbajtur postin e kryeministrit për gati tre muaj, tani është i detyruar t’i paraqesë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron.

Rezultati thellon krizën politike të Francës dhe shënon një goditje të rëndësishme për Bashkimin Evropian në një kohë kur Gjermania është gjithashtu e zhytur në një fushatë zgjedhore parlamentare deri në shkurt dhe javë përpara se Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balenat, një specie e veçantë! Zemra që dëgjohet 3 km larg dhe misteret e saj

Balena Timmy ose Hope është tashmë drejt lirisë në...

Si ta përshpejtoni televizionin me një truk të thjeshtë nga telekomanda

Shumë përdorues të Smart TV po përballen me ngadalësim...

Hasude e pjekur – Ëmbëlsira magjepsëse plot shije

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Ngjarje e pazakontë pranë Kryeministrisë, shoferi 40-vjeçar vihet në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Eledion Marku që...