U raportua për shpërthime, mbyllet ura në Krime/ Reagon Rusia: Sulmet kanë ardhur nga Ukraina

Më datë:

Në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadishullin e pushtuar nga Moska me Rusinë, është mbyllur për qarkullim, raportuan kanalet lokale në Telegram.

Sipas kanalit, Krymskiy Veter, shpërthime janë dëgjuar në zonën e kantierit detar, Zaliv.

Shpërthimet e para u raportuan në orën 07:00, sipas kohës lokale.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore dhe me dronë që po kryhen nga Ukraina.

Kjo ministri tha se forcat ruse kanë rrëzuar një dron dhe kanë fundosur dy dronë detarë. Ukraina nuk ka komentuar për këto pretendime ruse.

Sulmet në Krime ndodhin vazhdimisht, veçmas pranë urës.

Një shpërthim i fuqishëm në tetor të vitit 2022 që goditi urën, shkaktoi kolapsimin e një segmenti të rrugës dhe shkaktoi zjarr në një segment të urës.

Sipas të dhënave ruse, tre persona vdiqën gjatë atij incidenti.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe në shkurt të vitit 2022 nisi pushimin në shkallë të plotë të Ukrainës./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balenat, një specie e veçantë! Zemra që dëgjohet 3 km larg dhe misteret e saj

Balena Timmy ose Hope është tashmë drejt lirisë në...

Si ta përshpejtoni televizionin me një truk të thjeshtë nga telekomanda

Shumë përdorues të Smart TV po përballen me ngadalësim...

Hasude e pjekur – Ëmbëlsira magjepsëse plot shije

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Ngjarje e pazakontë pranë Kryeministrisë, shoferi 40-vjeçar vihet në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Eledion Marku që...