13.5 C
Tirana

Trump emëron biznesmenin miliarder Warren Stephens si ambasador në BM

Më datë:

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të emërojë biznesmenin miliarder Warren Stephens si ambasador në Britaninë e Madhe.

Trump e quajti Stephens një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend.

“Jam i emocionuar që tani, ai do të ketë mundësi të shërbejë si kryediplomat, duke përfaqësuar SHBA-në në një nga aleatët më të dashur të Amerikës”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Emërimi do të kërkojë miratimin e Senatit amerikan – ku republikanët e Trump do të kenë shumicën pas zgjedhjeve të nëntorit.

Stephens, 67 vjeç, është në krye të një banke investimi të drejtuar nga familja në shtetin jugor të Arkansas.

Si një mbështetës i Partisë Republikane, ai fillimisht e kundërshtoi Trumpin në 2016 – por, si shumë të tjerë, më vonë e mbështeti atë.

“Stephens gjithashtu dhuroi fonde gjatë fushatës paraprake për Nikki Haley, e cila sfidoi Trump për nominimin presidencial republikan”, raportoi “Washington Post”.

Haley përfundimisht u tërhoq nga gara pas humbjeve të mëdha në primaret.

Hyrja e Trump në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është caktuar më 20 janar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...