Kuvendi, 1 minutë heshtje për Prof. Sami Repishtin

Më datë:

Kuvendi mbajti sot 1 minutë heshtje në nderim të aktivistit shqiptaro-amerikan, Profesor Sami Repishti.

Pas kërkesës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ftoi Kuvendin të mbajë një minutë heshtje.

“Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë e nderuar, e dashur, një figurë antikomuniste me vlera të larta, mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij në Parlamentin e Shqipërisë. U kujtoftë gjithmonë”, tha Spiropali.

Nga ana e tij Berisha vlerësoi se Sami Repishti ishte një kolos i mendimit intelektual shqiptar dhe avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare.

“Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e e para të diktaturës barbarinë dhe torturat më çnjerëzore. Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporën dhe emigracionin tonë. Fjala dhe pena e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar. Një antikomunist i vendosur, ai i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës sjelljen e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar të pasluftës Enver Hoxhës dha një kontribut dhe fjala e tij, u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë”, tha Berisha.

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99-vjeçare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...