13.5 C
Tirana

Pr/ligji për të dhënat personale, Gështenja: Cenon të drejtën e informimit publik

Më datë:

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u diskutua sot projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, në fjalën e tij kundërshtoi deklaratën e zv/ministrit të Drejtësisë Tedi Dobi dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave se, ky pr ligj përputhet 100% me direktivat evropiane.

“Kjo nuk besoj që është shumë e vërtetë, pasi mjafton t’i referohemi nenit 16 pika 2 të këtij pr/ligji e drejta për të harruar, ku thuhet që me kërkesën e subjektit të të dhënave, operatorët e motorëve të kërkimit të internetit janë të detyruar të fshijnë nga rezultatet që shfaqin pas një kërkimi të kryer në bazë të emrit të subjektit të të dhënave, informacionin i cili nuk është më aktual me kalimin e kohës, por që kur gjendet ka një ndikim negativ të konsiderueshëm në reputacionin e subjektit të të dhënave”.

Gështenja u shpreh se kjo nuk ekziston në direktivë.

“Pasi në të ekziston vetëm pika 1, e cila citon kur kontrolluesi ka publikuar të dhënat personale dhe sipas nenit 15 të këtij ligji detyrohet t’i fshijë ato, bazuar mbi teknologjinë e zbatueshme dhe koston e zbatimit ndërmerr hapa të arsyeshëm, përfshirë masa teknike, për të informuar kontrolluesit që janë duke përpunuar këto të dhëna personale që subjekti i të dhënave ka kërkuar fshirjen e çdo lidhjeje, kopje ose riprodhimin e këtyre të dhënave personale”.

Gështenja nënvizoi se, “pika 2 e këtij neni mund të përbëjë shkak sipas nesh për abuzim me të drejtën për të fshirë informacione personale nga kontrolluesi, me kërkesë të subjektit të të dhënave duke cenuar të drejtën e informimit publik”.

Deputeti demokrat gjithashtu u shpreh se, “direktiva parashikon zgjedhjen e Komisonerit, që citohet edhe në materialet që ju prezantoni, nëpërmjet një procedure transparente të ndjekur nga parlamenti, ndërkohë mjafton t’i referohesh nenit 78 të këtij pr/ligji ku parashikohet që propozimi duhet të vijë nga këshilli i ministrave dhe më pas votohet në parlament”.

Ndërsa, shtoi ai, “rregullorja e BE, në përputhje me të cilën kërkojmë ta miratojmë këtë pr/ligj, thotë se shtetet anëtare parashikojnë që çdo anëtar i autoritetit të tyre mbikëqyrës të caktohet me anë të një procedure transparente nga parlamenti. Procedura e përzgjedhjes së kandidatit fillon me publikimin e thirrjes për shprehje interesi, për t’u zgjedhur si Komisioner. Ndërkohë ky pr/ligj që kemi sot përpara, thotë Komisoneri zgjidhet me shumicë të gjithë anëtarëve të Kuvendit me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 7 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje”.

Gështenja u shpreh se, “kriteri që propozimi të vijë pas një përzgjedhjeje paraprake që bën Këshilli i Ministrave, konkretisht kryeministri cenon pavarësinë politike që ky institucion duhet të ketë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...