Opozita ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Opozita zhvillon protestën e saj kombëtare në kuadër të aksionit të mosbindjes civile. Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet.
Protestuesit bllokuan sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës.
Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugës për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale.
Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve, duke shtyrë protestuesit. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga.
Tedi Blushi dhe Luan Baçi hipin mbi autobotin e ujit
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe deputeti i PD, Luan Baçi kanë hipur mbi autobotin e ujit të policisë.
Tensionet dhe përplasjet kanë ndodhur në të gjitha pikat ku po protestohet, ndërsa Policia ka ndërhyrë brenda 30 minutave të para nga nisja e protestës për të zhbllokuar rrugët e bllokuara.