Ankimimi i Berishës për masën e sigurisë, zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot ankimimin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e kundërshton si antikushtetuese masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Sipas medieve, seanca e sotme u zhvillua pa praninë e palëve, ndërsa gjyqtarët bënë analizë në bazë të të dhënave shkresore.

Berisha kundërshton masën e dhënë nga SPAK, atë të “detyrim paraqitjeje”, pasi sipas tij, për shkak se ishte deputet, do duhej që në fillim të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve.

Me vendimin ndaj kërkesës së Berishës, Gjykata Kushtetuese vendos precedent nëse do kërkohet për masat e tilla autorizimi pranë Kuvendit apo jo.

Në 6 nëntor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i ankimit të tij në Kushtetuese.

Në kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës pretendohej se Xhaferllari është bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo përbën konflikt interesi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama prezanton kompaninë shtetërore të IT-së, synim modernizimi i shërbimeve publike

https://www.youtube.com/live/xPzgqBmh-Pc?si=rSBiMPa9PwCEr_jk Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp në...

Sanxhak: 53-vjeçari përfundon i dhunuar, policia analizon kamerat e sigurisë

Një 53-vjeçar nga Lezha është dhunuar mbrëmjen e së...

SHBA – Trump: Plotësisht e papranueshme përgjigjja e Iranit ndaj propozimit tonë për luftën

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër përgjigjen e...

Tubimi i PD më 17 prill, Apeli liron nga qelia pesë protestues

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e...