Rama prezanton kompaninë shtetërore të IT-së, synim modernizimi i shërbimeve publike

Më datë:

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me kapitullin e 5 të procesit të negociatave, “Prokurimi publik”. Ai ka njoftuar se do të krijohet një kompani tërësisht shtetërore që do të ndihmojë vendin të ecë përpara në procesin e integrimit dhe “detyrave” që duhet të plotësohen nga Shqipëria.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se kompania “Albanian Digital Solutions”, simotër e AKSHI, do të jetë 100 për qind shtetërore dhe do të veprojnë ndarazi nga njëra-tjetra.

“Procesi do të jetë i gjurmueshëm dhe për këdo që të ketë pretendime do të jetë e mundur kthimi në pikënisje për të parë procesin manualisht. Sistemi është planifikuar të jetë me parime transparencë shkruar nga institucionet ndërkombëtare. Çdo njoftim do të publikohet njëkohësisht në Tender Europian Daily. Do të jemi tërësisht në një fazë tjetër, brenda këtij mandati për Shqipërinë në BE 2030. Sistemi nuk është një sitëm teknologjik për manifest i vullnetit për Shqipërinë shtet.

Diella do të shënojë kapërcimit nga një epokë në tjetrën të të bërit biznes. DO të prezantojmë planin e detajuar në vijim, por do të nisim edhe nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale në këtë projekt dhe jo vetëm. AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

4 perimet “mrekullibërëse” të pranverës….

Pranvera nuk sjell vetëm një kushte më të mira...

Balenat, një specie e veçantë! Zemra që dëgjohet 3 km larg dhe misteret e saj

Balena Timmy ose Hope është tashmë drejt lirisë në...

Si ta përshpejtoni televizionin me një truk të thjeshtë nga telekomanda

Shumë përdorues të Smart TV po përballen me ngadalësim...

Hasude e pjekur – Ëmbëlsira magjepsëse plot shije

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...