Sanxhak: 53-vjeçari përfundon i dhunuar, policia analizon kamerat e sigurisë

Më datë:

Një 53-vjeçar nga Lezha është dhunuar mbrëmjen e së premtes në autostradën Mamurras–Laç, pranë kryqëzimit të Sanxhakut.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00, ku persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin me inicialet S. T., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

4 perimet “mrekullibërëse” të pranverës….

Pranvera nuk sjell vetëm një kushte më të mira...

Balenat, një specie e veçantë! Zemra që dëgjohet 3 km larg dhe misteret e saj

Balena Timmy ose Hope është tashmë drejt lirisë në...

Si ta përshpejtoni televizionin me një truk të thjeshtë nga telekomanda

Shumë përdorues të Smart TV po përballen me ngadalësim...

Hasude e pjekur – Ëmbëlsira magjepsëse plot shije

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...