12.5 C
Tirana

Nis seanca maratonë në Kuvend për buxhetin 2025

Më datë:

Nis seanca e Kuvendit

Nisi seanca maratonë në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se gjatë kësaj jave janë depozituar dy nisma nga Këshilli i Ministrave.

“Konferenca e Kryetarëve e datës 30 Tetor 2024 miratoi kalendarin e veçantë për shqyrtimin në parim të buxhetit të vitit 2025, nga ora 10:00 deri në orën 22:00. Nëse diskutimet nuk përfundojnë brenda këtij orari, seanca do të vijojë edhe më 19 Nëntor”, theksoi ajo.

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.11.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2025”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenet 55, 73-74, 78-82 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit në parim

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.) I pranishëm në parlament ditën e sotme do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

 
 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...