17.5 C
Tirana

Pragndeshja me Çekinë, Duka apel tifozëve: Le të tregojmë qytetari dhe mikpritjen shqiptare

Më datë:

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka apeloi që në këtë përballje duhet të fitojë futbolli.

“Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritjen”, shkroi Duka në rrjetet sociale në prag të ndeshjes.

Duka theksoi se Kombëtarja vijon rrugëtimin në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën është përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe ka dhuruar emocione të shumta.

“Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të të gjithëve në fushën e blertë dhe në shkallët e stadiumit”, u shpreh Duka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...