1.5 C
Tirana

Braçe: Rusia vijon të jetë aktive në influencat malinje

Më datë:

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për “Dizinformimin”, Erion Braçe deklaroi të gjitha institucionet shqiptare po përballen me sulmet kibernetike. Sipas tij, Rusia vijon të jetë aktive në influencat malinje.

Ai theksoi se dezinformimi ka problematika të theksuara dhe se buxhetet duhet të jenë të planifikuara

“Natyrisht ajo që na vjen mirë është që të gjithë institucionet janë ndërgjegjësuar për tu përballur me fenomenin e sulmeve kibernetike.

Ndërkohë që shërbimi i shtetit ndan këtë problematik, ashtu siç ndan influenicat malinje, të cilat kanë origjinë të sulmit të të dhënave. Rusia është aktive ndaj influencave malinje. Institucionet tona nuk janë ende gati për tu përballur me këto sulme.

Do na duhet të hyjmë në këtë lëndë duke formalizuar dhe gjithë sektorin e medias që është në progres të BE. Ajo që dua të theksojë që kjo çështje nuk duhet të jetë vetëm e mazhorancës, por duhet të jetë e shoqërisë shqiptare, pasi këto sulme prekin qytetarin në Shqipëri.

Ajo që duhet të theksojmë është që të ndërtojmë struktura hibride për sulmet kibernetike. Duhet të buxhetohen strukturat, investimet buxhetore dhe kjo rritje është e domosdoshme, jetike. Nuk ka pse institucionet që janë kaq të rëndësishme për Shqipërinë të vijnë të kërkojnë investime, duhet të ishin të buxhetuara”.

Sipas Braçes, paketa antishpifje ka rënë dhe mundësitë janë zero.

“Nuk ka asnjë mundësi, zero, paketa antishpifje ka rënë. Kur flasim për mediat flasim për deklarim, duhet të ketë formalizim dhe kjo është themelore. Që të rikthemi te paketa antishpifje nuk ndodh. Me ekspertët do të merremi sa më shpejt të jetë e mudnur, sapo të mbarojë seanca dëgjimore, unë do të ulem me ata vetë dhe të kemi një treg të medias që të jetë formal”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...