Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi ashpër presidentin Bajram Begaj duke theksuar se në vend që të ngrihet në lartësinë e detyrës, vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi.
Bardhi tha se opozita respekton institucionin e presidentit, por kurrsesi nuk mund të pranohet fakti se ai është kthyer në “drejtues politik i fushatës së Edi Ramës”.
“Presidenti është ne detyre për rehati. Kërkon makina komode, kërkon zyra te mëdha çfarë nuk kërkon. Shpresojmë te mos kërkoje te hapje ndenje sallon bukurie ne presidence. I kemi dhëne fonde ne vazhdimësi. Por kam qene shpesh ne presidence dhe te them te drejtën godina ehte mire. Ky është Presidenti i pare qe kërkon kolltuk, automjete e ku di unë. Presidenti para se te kërkojë kolltuk, karrige, parukeri do te duhej te luante rolin si president i vendit. I është dhenë disa here shansi te ngrihet ne detyrën e kreut te shtetit, por nuk ka guxuar kurrë ta beje këtë. Ne e inkurajojmë te mos jap mesazh te ndasisë politike. I kooperojmë si institucion përgjegjës te marr masa për ambasadoret. Presidenti shkarkoj një nder ambasadoret me te mire qe kemi pas, ambasadorin ne gjermani. E shkarkoi pse nuk i vuri me dispozicion eskortën për te takuar fëmijët. Nuk merr asnjë mase për ambasadoret qe shkojnë në takime politike. Ne vend qe te flas për këtë vjen e kërkon ne kuvend, kolltuk. Sot nuk ka para për te sëmuret me kancer, presidenti mori para për dorën qe vrau duke kërcënuar ambasadorin ne gjermani. Do duhet ta dine shqiptaret këtë. Në qoftë se keni respekt për presidentin mos e përdorni si lecke”