Ndeshjet e Kombëtares në Nëntor, Strakosha: Kemi 2 finale në shtëpi

Më datë:

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha i konsideron dy finale ndeshjet e muajit Nëntor, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të dyja luhen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë; kundër Çekisë më 16 Nëntor dhe ndaj Ukrainës më 19 Nëntor.

Në një konferencë për shtyp, Strakosha tha se ndeshja me Çekinë e para 1 muaji ku kuqezinjtë humbën 2 me 0, mund të jetë më e keqja në 2 vitet e fundit.

Megjithatë, tani situata tani është ndryshe dhe kuqezinjtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë.

Në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në 2 vitet e fundit. Nuk jemi futur siç duhet, pësuam gol në minutat e para. Prandaj vetëm më mirë mund të bëjmë. Duhet të përqëndrohemi më shumë. Tani kemi 2 finale brenda në shtëpi. Jemi të përgatitur mirë, besoj do japim maksimumin. Ekipi është pak a shumë njësoj, por me më shumë eksperiencë. Tani jemi të barabartë me pikët. Kemi 2 finale në shtëpi me publikun dhe të japim maksimumin me zemër. Besoj do ja dalim”, u shpreh Strakosha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...