Çfarë i tha Ilir Meta? Avokati: Është krejt i qetë, do përballet me procesin…

Më datë:

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur për mediat se arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta është krejtësisht politik.

Ai theksoi se mënyra si ai është prangosur është banditeske dhe në shkelje të ligjit.

“Unë isha në takim me zotin Meta, ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk në rrugë, një sjellje tejet jo ligjore.

E gjithë kjo histori me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe kjo çështje ka 5 vjet.

Këto rrethana kanë 5 vjet nëpër duar të prokurorëve.

Është dyshja Rama-Dumani që me ndihmën e mashave kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë.”

Ai shtoi se Meta është i vendosur të përballet me këtë proces gjyqësor.

“Qëndrimi i tij është i qartë. Ka vendosur të përballet me procesin, pati kohë ta lexonte, është krejt i qetë se për çfarë bëhet fjalë dhe do dalë të sqarojë rrethanat që nuk kanë lidhje me të.

Akt procedural është, do të bëhet njëherë verifikimi i ekzekutimit pastaj do ndiqet ankimimi. Nuk e kam lexuar akoma vendimin…”

Gjokutaj konfirmoi akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj Metës, ato për “korrupsion”, “pastrim produktesh” dhe “mosdeklarim pasurie”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sytë nga Zvicra, raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Iran mund të ndryshojë gjithçka

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe negociatorë të tjerë të...

Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

Gjetja e një vendi parkimi në Tiranë po kthehet...

Alarm në Karaburun: flakët përfshijnë pyje dhe shkurre, situata kritike

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të...