Shkencëtarët: Virusi nuk pëson mutacione dhe ky është lajm i mirë për vaksinën që do të zhvillohet

Më datë:

Sipas shkencëtarëve që po studiojnë kodin gjenetik të patogjenit të ri, koronavirusi nuk po pëson mutacione domethënëse teksa qarkullon nga njeriu në njeri. Ky stabilitet relativ nënkupton se ka pak gjasa që virusi të bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm teksa përhapet dhe është një lajm i mirë për shkencëtarët që synojnë të krijojnë një vaksinë me efekte jetëgjata.

Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës, akumulojnë mutacione teksa riprodhohen brenda qelizave të një njeriu të vetëm dhe më pas përhapen në shumicën e popullatës. Disa nga këto mutacione i mbijetojnë përzgjedhjes natyrore.

Coronavirusi i ri duket njësoj kudo, thonë shkencëtarët, dhe nuk ka prova se disa versione janë më vdekjeprurëse se të tjerët.

Shkencëtarët po studiojnë më shumë se 1000 mostra të virusit, informoi The Washington Post Peter Thielen, gjeneticist molekular në Johns Hopkins University Applied Physics Laboratory që po studion virusin.

Versioni i virusit që u përhap në Wuhan dhe versioni që u përhap në Shtetet e Bashkuara kanë katër deri në dhjetë dallime gjenetike, tha ai.

“Bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël mutacionesh në një virus që ka prekur një numër të madh njerëzish,” tha Thielen.

“Në momentin që flasim, norma e mutacionit të virusit nënkupton se vaksina që do të zhvillohet për SARS-CoV-2 (virusi që shkakon Covid-19) do të jetë e vetme dhe do të ofrojë mbrojtje afatgjatë.”

Momentalisht, po zhvillohen një sërë vaksinash për Covid-19, por sipas ekspertëve duhen të paktën 12-18 muaj para se të përdoren gjerësisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mazniku dhe Boçi përballen për afatet e Komisionit të Reformës Territoriale

 Debati mbi ecurinë e punës së Komisionit të Posaçëm...

Rritet prodhimi i bruto i energjisë nga hidrocentralet në Kosovë

Në Kosovë, rritet prodhimi bruto nga hidrocentralet në maj...

Tentativë grabitjeje me pistoletë çakmak, policia arreston tre të rinj në Borsh

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë...

Goditet trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 111 kg kokainë dhe arrestohen tre persona

Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali...