NASA zbulon emrin e roverit të ardhshëm

NASA zbuloi emrin e roverit të saj të ardhshëm në Mars që quhet Perseverance (vazhdimësi).

Do të jetë automjeti i pestë eksplorues në planetin e kuq, që do të udhëtojë në gjurmët e Sojourner, mbërritur në mars në 1997, Spirit dhe Opportunity në 2004, si dhe të Curiosity, që eksploron planetin që prej 2012.

Emri i tij u njoftua në një shkollë në Burke, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku nxënësi që e zgjodhi, Alex Mather u përshëndet për këtë zbulim.

“Si çdo mision eksplorues në të kaluarën, roveri ynë do ta gjejë veten përballë sfidave dhe do të bëjë zbulime të jashtëzakonshme”, theksoi shkencëtari kryesor i NASA-s Thomas Zurbuchen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi