19.5 C
Tirana

SHBA: Pheniani të ulë tensionin në rajon

Më datë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Koresë së Veriut të ndalojë sjelljen që kërcënon të përshkallëzojë më tej tensionet në rajon, pas raportimeve se ajo shkatërroi pjesë të rrugëve në anën veriore të vijës ndarëse me Korenë e Jugut.

Shefat e përbashkët të Shtabit në Seul tha se Pheniani hodhi në erë pjesë të dy rrugëve pranë vijës së demarkacionit ushtarak që ndan të dy vendet.

Koreja e Veriut kishte njoftuar planet për të ndërprerë të gjitha lidhjet rrugore dhe hekurudhore me fqinjin e saj jugor javën e kaluar, mes tensioneve në rritje.

Media shtetërore tha se masat kishin për qëllim ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe parandalimin e luftës, megjithëse nuk ka pasur tregti të drejtpërdrejtë përtej kufirit të militarizuar rëndë për disa vite.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se ”Koreja e Veriut po vazhdon të marrë masa që rrisin tensionet”, duke shtuar se ”Uashingtoni po nxit udhëheqjen e saj të marrë rrugën e kundërt, të reduktojë tensionet dhe të ndalojë çdo veprim që mund të rrisë rrezikun e konfliktit”.

Miller shtoi se Uashingtoni po monitoronte situatën në Korenë e Veriut në koordinim me Seulin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...