Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici në Gjykatën e Elbasanit, i cili ka bërë kërkesë për të t’u liruar nga burgu.
Seanca është ndërprerë për disa momente, pasi siç raporton korrespondenti Salliu, ka mosmarrëveshje mes palëve lidhur me vendodhjen e burgut ku po vuan dënimin ish-kryebashkiaku i Kukësit.
“Seanca është ndërprerë pasi ka një mosmarrëveshje mes palëve pasi ende nuk dihet se ku ndodhet Safet Gjici, pra në cilin institucion të vuajtjes së dënimit ndodhet ai, në Peqin, në Durrës, apo në Belsh. Pra, është një procedurë e cila po verifikohet në këto momente”, raporton Fatos Salliu.
Gjici ka kërkuar që të lirohet nga burgu me argumentin se ka përfunduar ¾ e dënimit, njëkohësisht ka paraqitur dhe arsye shëndetësore dhe familjare.
Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit u arrestua pas publikimit në rrjete sociale të një video erotike mes tij dhe Alma Kaçit në zyrë.
Në videon e plotë dëgjohej edhe një bisedë ku kjo e fundit i kërkonte atij financim për një projekt që rehabilitonte qentë e rrugës.


