Izrael, rritet në 2.369 numri i rasteve me koronavirus

Më datë:

Me 199 raste të reja është rritur në 2.369 numri i rasteve me koronavirusitn e ri (Covid-19) në Izrael, AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se në të gjithë vendin janë shtuar 199 raste të reja duke e rritur në 2.369 numrin e personave të prekur nga koronavirusi.

Në deklaratë thuhet se 39 prej të prekurve nga koronavirusi janë në situatë kritike.

  • Netanyahu mesazh se “në të gjithë vendin mund të zbatohet karantina”

Sipas lajmit të institucionit transmetues publik KAN të Izraelit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu shqetësimin për rrëzimin e sistemit shëndetësor në vend.

Duke bërë thirrje për politika të rrepta për të parandaluar rrëzimin e sistemit shëndetësor të vendit, Netanyahu vuri në dukje se populli i Izraelit duhet të vendos vetë disiplinën e rreptë, përndryshe do të ndodhë një fatkeqësi.

“Numri i të infektuarve nga virusi po rritet shumëfish. Brenda dy javësh, ne mund të gjendemi përballë mijëra të sëmurëve, shumica e të cilëve bartin rrezikun e vdekjes. Për këtë arsye ju them që nëse nuk do ketë ndonjë përmirësim të situatës, atëherë nuk do të ketë shpëtim nga zbatimi i një mbylljeje të plotë (karantinë), përveç nevojave themelore siç janë ushqimet dhe ilaçet”, tha Netanyahu duke shtuar se mund të vendos më shumë kufizime për izraelitët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai tha se zbatimi i karantinës do të fillojë në të gjithë vendin brenda disa ditësh dhe se duke parashikuar këtë vazhdojnë të gjitha përgatitjet ligjore dhe logjistike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente për zjarret, propozon 4 nisma

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve...

Kurti kërkon konsensus për presidentin, fton partitë të diskutojnë emrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë...

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...