Basha në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca

Më datë:

 Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Evropës.

Në një postim në Facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Në seancën me Sekretaren e Komisionit të Venecias, Basha e vuri theksin tek nevoja për të çuar përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca.

Basha gjithashtu foli mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe arrestimin e deputetit të opozitës, Ervin Salianji.

“Në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit. Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit antimafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri”, shkroi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon sot në...

Starmer paralajmëron kufizime për protestat pro-Palestinë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se disa protesta...

Ndalohet pas ndjekjes nga policia, 19-vjeçari mbante armë me vete

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të...

Operacion anti-drogë në Elbasan, lëshohen 20 urdhër arreste, kontrolle edhe në disa banesa

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia...