9.5 C
Tirana

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim, Spiropali bashkëbisedim me të rinjtë

Më datë:

Kuvendi i Shqipërisë mikpriti sot 40 nxënës nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe disa studentë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Kuvend-ON, ku të rinjtë zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.”

Në këtë takim përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila i uroi fillimisht mirëseardhjen nxënësve dhe studentëve si dhe nënvizoi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin legjislativ. Spiropali theksoi se e drejta e informimit është diçka shumë e rëndësishme, ligj me shumë rëndësi që ka të bëjë jo vetëm me informacionin që marrin për ligjet, por edhe me pjesëmarrjen e tyre.

“Programet e Kuvendit kanë për qëllim për ta bërë Kuvendin e Shqipërisë më të hapur, më të aksesueshëm, më transparent për të rinjtë dhe jo vetëm. Përmes Kuvend-On dhe projekteve të tjera në Punishten e Demokracisë apo vizitat në Kuvend, shumë nxënës dhe studentë kanë patur rastin të njihen nga afër me punët që bën Kuvendi i Shqipërisë. E konsideroj me shumë vlerë këtë projekt të Kuvendit. Nga të rinjtë është e nevojshme që të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Kuvendi ka deputetët, përfaqësues të popullit, sovranit. Detyrë e tyre është të sjellin zërin e qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.”-u shpreh Spiropali.

Kryetarja Spiropali vlerësoi si një mundësi të çmuar bashkëbisedimin me të rinjtë ndërsa shprehu mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë ndaj tyre.

“Kjo mundësi për të bashkëbiseduar me ju është e çmuar për mua për të dëgjuar shqetësimet tuaja por edhe për të marrë nga ju ide të ndryshme. Ju duhet të vini më shpesh në Kuvend dhe të propozoni ide. Llogaridhënia është një pjesë tjetër shumë e rëndësishme. Sa të përfshirë janë qytetarët në procesin e vendimmarrjes. Pa angazhimin qytetar nuk ka vlerën që duhet. Besoj se ju jeni të rinjtë që keni dëshirën për të kuptuar më shumë nga Kuvendi. Kuvendi ka disa funksione të rëndësishme. Ka funksionin monitorues, mbikëqyrës për institucionet. Kuvendi ka detyrën për të qenë më pranë qytetarëve duke u siguruar që institucionet e tjera bëjnë detyrën e tyre që shkon në të mirën e qytetarëve dhe në interesin publik.”-u shpreh Spiropali.

Nxënësit dhe studentët zhvilluan më pas një vizitë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...