Grupi Parlamentar i PD-së i kërkon Salianjit të mos dorëzohet: Të ngujohemi pa afat në seli!

Më datë:

Grupi Parlamentar i PD-së po zhvillon një mbledhje në selinë blu, ku po diskuton kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ervin Salianjit.

Burimet nga mbledhja konfirmojnë se ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të qëndrojnë me të dhe deputetët.

“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës.

Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, ishte propozimi i Gazment Bardhit në mbledhje.

Ndërkohë, Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat, ku tha se nuk shkon në burg për kallëzim të rremë, por si një politikan që ka denoncuar me prova korrupsionin dhe përfshirjen në narkotrafik të vëllait të ministrit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...