Manja: Ndihma juridike falas, garanton akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët

Më datë:

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ftoi sot qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe e kanë të pamundur ta përballojnë ekonomikisht, të mund ta përfitojnë falas përmes skuadrave të Ndihmës Juridike Falas.

Manja theksoi se, ndihma Juridike, si një nga mekanizmat që lindi bashkë me Reformën në Drejtësi, garanton akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Manja ndau edhe një video, ku qytetarët mund të zbulojnë se si mund të përfitojnë nga shërbimet e Ndihmës Juridike Falas. Ky shërbim është i pranishëm në të gjithë Shqipërinë për të gjitha ata që i nevojitet ndihmë juridike falas apo avokat falas për proces gjyqësor.

Qytetarët duhet të paraqiten pranë 20 qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore (në Tiranë, Lushnjë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Elbasan, Shkodër, Tropojë, Përmet, Pukë, Mat, Kavajë, Kurbin, Gjirokastër dhe Fier).

Nga kjo ndihmë përfitojnë qytetarët pa të ardhura dhe pasuri të mjaftueshme. Viktimat e dhunës në familje; Viktimat e abuzuar seksualisht. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Viktimat e mitur, të miturit në konflikt me ligjin. Fëmijët të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Personat që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit. Personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale, etj.

Për më shumë informacion të interesuarit duhet të kontaktojnë në www.ndihmajurdike.gov.al dhe nr. e gjelbër pa pagesë: 0800 10 10.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...