I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive

Më datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Më datë 6 shtator 2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 5 mars 2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19 shtator 2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2
Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...