Basha: Poshtë ballkonit të Berishës nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes

Më datë:

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi ndaj komenteve të Kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke deklaruar se poshtë ballkonit të Berishës është edhe vetë Rama duke qenë, sipas Bashës, se firmosi me të amnistinë.

Basha u shpreh se poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrike, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar të korruptuarit e tij.

“Aty e ndryshoi Kodin Zgjedhor me Berishën, për ta mbushur Parlamentin me kamikazë kundër SPAK”, vijoi Basha.

“Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse koha po vjen që në ballkon të shkojë edhe ai, sepse është përgjegjës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ashtu si mësuesi i tij me të cilin bën sikur zihet, por e do fort, sepse pa të nuk qëndron dot në këmbë”, përfundoi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjike në Angli, i riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një...

Vrasja e Martin Canit, drejtësia konfirmon dënimin me 16 vite burg

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për të miturin...

Malaj: Modernizimi i sistemit të pagesave do të reduktojë shpenzimet e transaksioneve

Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj,...

Ibrahimaj: Marrëveshja me Poloninë garanton më shumë mbrojtje për qytetarët

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka miratuar në parim...