Vrasja e dy vëllezërve, në pranga dhe 3 persona të tjerë

Më datë:

Dy djemtë e Altin Kukës, autorit të vrasjes së vëllezërve Gramos e Lavdimir Kurtajt janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e dyfishtë.

Kështu, policia arrestoi Emaurisio dhe Ervis, përkatësisht 18 dhe 21 vjeç.

Ky i fundit sipas hetimeve të policisë ka rezultuar se është konfliktuar me djalin e Gramos Kurtajt dhe gjatë përplasjes ka qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se ai dhe i vëllai i tij kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasje.

Krahas dy djemve të autorit, policia vuri në pranga dhe një 67-vjeçar, të identifikuar si Tomor Zyko pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët pas ngjarje.

Gjithashtu është vënë në hetim babai i autorit, Altin Kuka, që dyshohet se ka fshehur armën tip pistoletë të përdorur nga nipi i tij i arrestuar, Ervisi.

Nga hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë dhe deklarimet e të arrestuarve, por jo vetëm, policia dhe prokuroria e Fierit ka bindjen se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes djalit të një prej viktimave dhe djalit të autorit. 

Për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vrasje, policia ka sekuestruar armën e krimit, tip automatik, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.    

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...